2011-11-24 15:48:22

“Status i misionit global”: katolikët shtohen me ritmin 34 mijë vetë në ditë


Çdo ditë, 34 mijë vetë hyjnë në familjen e Kishës katolike. Njoftimin e jep Raporti vjetor “Statusi i misionit global”, realizuar për vitin 2011. Sipas tij, në botën e sotme numërohen 1 miliard e 160 milionë katolikë. Numri dëshmon gjallërinë e Kishës, e cila, në kundërshtim me mendimin e shoqërisë së shekullarizuar e relativiste, e përtërin dhe e shton gjithnjë më shumë bashkësinë e besimtarëve të saj. E megjithëkëtë, sipas këtij studimi, ka ende 2 miliard njerëz, ndërmjet rreth 7 miliard banorëve të globit, që nuk e kanë dëgjuar kurrë lajmin e mirë, Ungjillin. 2 miliard e 680 milionë e dëgjojnë herë pas here dhe e njohin në mënyrë të vagëlluar, edhe pse nuk janë të krishterë. E, ndonëse Jezu Krishti themeloi një Kishë të vetme e, para se të vdiste në kryq u lut që “të gjithë të jenë një gjë e vetme”, sot bota ka edhe shumë emërtime të krishtera, që nuk janë ende ‘një gjë e vetme” në Krishtin Jezus!







All the contents on this site are copyrighted ©.