2011-11-23 18:46:23

Vdekja e tre vëllezërve kapuçinë dhe e një laiku në Tanzani, shprehje e re e impenjimit misionar në botë.


Zi në botën misionare kapuçine, për vdekjen e tre sivëllezërve dhe të një vullnetari: Atë Luçiano Bafigji, 64 vjeç, provinçal i Toskanës; atë Korrado Triveli, 77 vjeç; atë Silverio Geli, 73 vjeç dhe vullnetari laik, Andre Ferri, 30 vjeç. Të katërt gjetën vdekjen gjatë një aksidenti rrugor në Dar es Salam, kryeqytet i Tanzanisë, ku po vizitonin misionet. Lajm dramatik, sepse bashkësia e kapuçinëve toskanë, që shquhet për misionet e shumta në Tanzani, humbi jo vetëm provinçalin e vet, por edhe tre misionarë të vërtetë. Të katërt po udhëtonin të ngarkuar me ndihma të reja për popullsinë vendase. E pasi patën predikuar gjithmonë dashurinë për Krishtin, deri në flijim, e dhuruan edhe jetën në trojet e largëta të Afrikës, duke ndihmuar më të varfërit, më të harruarit, më të përjashtuarit nga radhët e shoqërisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.