2011-11-23 18:02:21

El Baradei: në Egjipt, gaz nervin mbi civilët


Në ditën e pestë të protestave kundër juntës ushtarake egjiptiane, mbërrin denoncimi i Çmimit Nobel për Paqen, Mohamed El Baradei, i cili foli për “masakër” dhe deklaroi se është përdorur gaz lotsjellës nervin kundër demonstruesve. Ky lloj gazi lë pasoja dhe është kanceroz. Ushtarakët egjiptianë pranuan mbrëmë dorëheqjen e qeverisë Sharaf dhe premtuan së zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në qershor të vitit të ardhshëm. Por, pa një datë të saktë, egjiptianët nuk janë të bindur për vërtetësinë e premtimeve, prandaj edhe sot dolën në sheshe. Policia ndërhyri duke shkaktuar viktima të tjera, ndër të cilët edhe një fëmijë 10-vjeçar. Komisariati i Lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut kërkoi hetime të pavarura për ngjarjet e fundit në Egjipt.







All the contents on this site are copyrighted ©.