2011-11-22 16:50:59

Në Egjipt, sheshet sfidojnë ushtarakët


Një milion vetë mbushën sot sheshin Tahrir në Kajro të Egjiptit, pas ndeshjeve, që shkaktuan 28 viktima, vetëm sipas burimeve zyrtare, e një të plagosur çdo 5 sekonda. Populli kërkon kalimin e pushtetit nga duart e ushtarakëve në ato të civilëve. Edhe dy gjeneralë janë përzierë me turmën, në mbështetje të protestave. Në manifestim nuk merr pjesë partia e “Vëllezërve Myslimanë”, e cila është shprehur për dialog me juntën ushtarake, që nuk e ka pranuar dorëheqjen e qeverisë aktuale. Ndoshta, Mohamed El Baradei, eksperti i njohur i Agjensisë për Energjinë Atomike, mund të emërohet kryeministër i ri.







All the contents on this site are copyrighted ©.