2011-11-22 15:13:48

Konsultim për pajtimin e paqen në Benin, pas vizitës së Papës


Ka filluar dje e do të përfundojë më 24 nëntor, konsultimi mbi pajtimin, drejtësinë dhe paqen në Kotonu të Beninit, organizuar menjëherë pas udhëtimit të Papës Benedikti XVI në vendin afrikan, nga Simpoziumi i Konferencave Ipeshkvnore të Afrikës e të Madagaskarit. “Afrikë, ngrihu e ec”, motoja e Atit të Shenjtë e thirrja, që ai u drejtoi afrikanëve, është në qendër të këtij takimi, gjatë të cilit do të përcaktohet një strategji e përbashkët për shpërndarjen dhe zbatimin e dokumentit përfundimtar të Sinodit të dytë për Afrikën.







All the contents on this site are copyrighted ©.