2011-11-22 15:14:44

Ftesë për pjesëmarrje masive në Kishën e shqiptarëve në Romë, për kremtimin e 28 nëntorit.


Meshtarët, që kremtojnë çdo të diele Meshën Shenjte në gjuhën shqipe, në atë që tashmë njihet nga të gjithë si Kisha e shqiptarëve, në Romë, i ftojnë bashkatdhetarët të marrin pjesë, me shumicë, në kremtimin e së dielës së ardhshme, 27 nëntor, një ditë para 28-tës. Kremtimi, në Shën Gjonin e Malvës, i kushtohet Atdheut, në festën e Pavarësisë. Pas veprimtarisë kryesore, Meshës, shoqëruar me këngë të përshpirtshme shqipe, do të organizohet një festë e vogël në sakresti, takim i dëshiruar, për të shkëmbyer dy fjalë ‘për Fe e Atdhe”, në gjuhën amtare e për t’u takuar me miq e dashamirë, që nuk i shikon shpesh. Gëzuar Festën!







All the contents on this site are copyrighted ©.