2011-11-20 19:20:53

Papa takon familjen e imzot Adokonou


Sot paradite, para se të dilte nga Nunciatura, Papa takoi familjen e imzot Adokonou, prelatit beninez, sekretar i Këshillit Papnor për Kulturën, i cili e shoqëroi Benediktin XVI në udhëtimin apostolik në Benin. Fakti që një afrikan ka një rol të rëndësishëm në një dikaster të Vatikanit është domethënës. Imzot Adokonou ka kryer edhe doktoraturën nën udhëheqjen e Papës, i cili ka qenë profesor i tij. Tema e tezës ka të bëjë me dialogun ndërmjet Kishës Katolike dhe traditave afrikane. Familja e sekretarit të dikasterit për Kulturën i dhuroi Atit të Shenjtë disa karrige të gdhendura në drurin e fortë afrikan, të ngjashme me ato të banesës së kardinalit Gantin në Romë, që Papa i njeh mirë dhe i vlerëson shumë.








All the contents on this site are copyrighted ©.