2011-11-19 14:10:29

Thirrje e Papës nga Benini: Afrika është kontinent i shpresës, mos ua cungoni të ardhmen popujve,që kërkojnë lirinë!


“Afrika është kontinent i shpresës”: kështu u shpreh Papa në fillim të ditës së dytë të shtegtimit apostolik në Benin, gjatë takimit me liderët politikë e fetarë të vendit, në Pallatin presidencial të Kotonusë. Duke nënvizuar se gjatë muajve të fundit shumë popuj po e shprehin haptazi dëshirën e tyre për liri, Benedikti XVI u bëri thirrje të gjithë politikanëve dhe ekonomistëve të vendeve afrikane, si dhe të mbarë botës, të luftojnë kundër shkandujve e të mos i lënë popujt e tyre pa shpresa.RealAudioMP3

Të flasësh për shpresë, do të thotë të flasësh për ardhmëri e, prej këndej, për Zotin: ky është një nga fragmentet e fjalimit, që Benedikti XVI u drejtoi institucioneve politike e fetare të Beninit, duke u përqendruar krejtësisht tek shpresa, fjalë kyçe e gjithë këtij shtegtimi apostolik:
“Lorsque je dis que l’Afrique est le continent…
Kur them se Afrika është kontinent i shpresës, nënvizoi, nuk bëj retorikë; por shpreh thjeshtë një bindje personale, që është edhe e Kishës”.
Tërhoqi, kështu, vëmendjen tek paragjykimet e pamjet, që paraqesin anët më negative të Afrikës, fryt i analizave pesimiste, të cilat e shikojnë Kontinentin si rezervë vigane, që duhet shfrytëzuar vetëm për interesat e pasanikëve. Këtë shpjegoi Papa, i cili më pas kujtoi edhe lëvizjet për liri, që po ia ndryshojnë historinë shumë vendeve, edhe afrikane:
“Ces derniers mois, de nombreux peuples ont…
Në këto muajtë e fundit shumë popuj kanë shprehur dëshirën për liri, nevojën për siguri materiale, vullnetin për të jetuar në harmoni, pavarësisht nga ndryshimet e etnive dhe të feve”.
Papa kujtoi edhe konfliktet, të cilat lindin nga verbimi i njeriut, nga dëshira e tij e shfrenuar për pushtet, nga interesat politiko-ekonomike, që e përjashtojnë fare dinjitetin e personit e të natyrës. Ripohoi me forcë se njeriu e do lirinë, se dëshiron të respektohet, të drejtohet nga njerëz, që nuk i ngatërrojnë interesat private me ato të përgjithshme. Me pak, fjalë, njeriu do paqe e drejtësi:
“En ce moment, il ya trop de scandales…
Në këtë çast vërehen shumë shkanduj e padrejtësi, ka tepër korrupsion e etje për pasje, tepër poshtërim e gënjeshtra, tepër dhunë e luftë, që çojnë në mjerim e në vdekje”.
“Ne privez pas vos peuples de l’espérance…
Mos i lini popujt tuaj pa shpresë! Mos ua cungoni ardhmërinë, duke ua gjymtuar të sotmen. Përpiquni t’i zgjidhni me frymë etike e me guxim detyrat tuaja e, në se jeni besimtarë, luteni Zotin t’ju japë hirin e urtisë. Kjo urti do t’ju ndihmojë të kuptoni se, si prijës të popujve tuaj drejt së ardhmes, duhet të bëheni shërbëtorë të vërtetë të shpresës. Nuk është aspak e lehtë të jetosh si shërbëtor, të mbetesh i njëjtë nëpër ndryshime, në mes të rrjedhës së fortë të opinioneve e të interesave të furishme. Pushteti, sido që të jetë, të verbon lehtësisht, sidomos kur vihen në lojë interesa private, familjare, etnike ose fetare. Vetëm Zoti i pastron zemrat e ndjetet!
“L’Eglise n’apporte aucune solution tecquinque…
Kisha nuk ofron rrugëzgjidhje teknike, as nuk imponon rrugëzgjidhje politike, por sjell mesazhin e shpresës, të një shprese plot energji. Është shpresa, që vjen nga Zoti, nga vetëdija se njerëzimi nuk është vetëm, përballë sfidave të botës”.
Shpresa është bashkim, ndërsa individualizmi, dëshpërim, tha akoma Papa, duke theksuar edhe një herë se asnjë fe e asnjë kulturë nuk mund ta përligjë intolerancën e dhunën. Në përfundim të takimit me shoqërinë civile beninase, Papa u takua privatisht me presidentin e Republikës, Thomas Yayi Boni.







All the contents on this site are copyrighted ©.