2011-11-19 14:13:38

Presidenti i Republikës së Beninit: Thomas Yayi Boni.


President i Republikës së Beninit është zoti Thomas Yayi Boni, lindur në vitin 1952 në Tchaourou, në departamentin e Borgou-s (Benini verior), asokohe koloni franceze, me emrin Dahomey. Studioi ekonomi në Universitetin Shtetëror të Beninit; financë, në Universitetin Cheikh Anta Diop të Dakarit (Senegal); ekonomi politike në Universitetin e Orléans (Francë) dhe në Universitetin e Parisit, ku, në vitin 1976, mori doktoraten në ekonomi. Nga viti 1980, deri në vitin 1992, punoi në Bankën Qendrore të Shteteve të Afrikës Perëndimore, në Dakar, duke u bërë zevendës-drejtor e pastaj, zevendës-drejtor për zhvillimin profesional në “Centre Ouest Africain de Formation et d’Etudes Bancaires”, në Dakar. Nga viti 1992, deri në vitin 1994, ishte përgjegjës i politikës monetare e bankare në zyrën e Presidenti të Beninit, Nicéphore Soglo. Në vitin 1994 u emërua President i “Banque Ouest Africaine de Développement”.
Është Kalorës Nderi i Urdhërit Kombëtar të Republikës Franceze dhe President i vendit, që nga 6 prilli i vitit 2006, pasi fitoi zgjedhjet e marsit të të njëjtit vit, si dhe ato të prillit të vitit 2011.







All the contents on this site are copyrighted ©.