2011-11-19 14:12:50

Papa në seminarin e Oudiah: Feja të jetë e vërtetë, larg sinkretizmave


Në orën 11.15 Papa ishte në Oudiah, ku vizitoi varrin e kardinalit Bernardin Gantin, në Kapelën e Seminarit Sen Gall, për t’u takuar, më pas, me meshtarët, seminaristët, rregulltarët e besimtarët laikë, në Oborrin e Seminarit.RealAudioMP3
“Paqe, drejtësi e pajtim”: tri vlera që i imponohen jetës së njeriut të pagëzuar si ideal ungjillor themelor. Kërkojnë, natyrisht, të pranohen me gjithë shpirt nga meshtarët, rregulltarët e besimtarët laikë, të cilët duhet të jetojnë një jetë të krishterë të shenjtë, në shërbim të ndërtimit të një bote të re”. Kjo ishte pjesa kryesore e fjalimit, drejtuar nga Papa seminaristëve, rregulltarëve dhe laikëve, që e prisnin në seminarin ndërvikarial të Seint Gall në Oudiah. Ati i Shenjtë shprehu besimin se do të ndërtojnë një kishë afrikane të re e të bashkuar, në të cilën gjithë të pagëzuarit janë një në Krishtin:
“L’amour pur Dieu révéléat pur sa Parole…
Dashuria për Zotin, që na u dëftua, e për Fjalën e tij, dashuria për sakramentet e për Kishën, janë ilaçi më i mirë kundër sinkretizmave, që të largojnë nga rruga e drejtë. Kjo dashuri ndihmon për integrimin e vlerave të vërteta të kulturave të fesë së krishterë; të çliron nga okultizmi e fiton mbi shpirtrat keqbërës, sepse ka forcën e vetë Trinisë Shenjte”.Kështu u shpreh Papa, në qytetin prej nga niseshin skllevërit e shitur prej bashkatdhetarëve e tyre në tregjet e të bardhëve. Këtu ndodhet akoma “Porta e ikjes pa kthim”, e po këtu, me rastin e Jubileut të vitit 2000, të krishterët ndërtuan “Portën e faljes”.







All the contents on this site are copyrighted ©.