Bashkësia e Etërve Françeskanë të Tuzit të Malit Zi japin lajmin që dje më 18 nëntor
ndërroi jetë françeskani shqiptar nga fshati Ljare i Malit të Zi. Rregulltar françeskan
shembullor, meshtar i palodhshëm e i vëmendshëm ndaj nevojave shpirtërore të popullit,
dëshmitar besnik i Ungjillit të Krishtit e predikatar i ëmbël i Lajmit të Mirë. Françeskan
i pasionuar për Zotin e përherë afër misioneve të etërve françeskanë nëpër Malsinë
e Malit të Zi. Mesha e dritë u kremtua sot më 19 nëntor në Kishën e Tuzit nga kryeipeshkvi
i Tivarit imzot Zef Gashi në bashkëkremtim me Vikarin e Përgjithshëm të kësaj kryedioqeze
Atë Pashko Gojçja dhe etërit tjerë Françeskanë. Ceremonia e varrimit u mbajt në varre
të Tuzit ku pushon trupi i të ndjerit atë Dedë Markolajt. Atë Dedë Markolaj lindi
me 06.02.1924. në Ljare. / Prindit : Zefi e Marie Vukmaraj / U pagëzua në të njëjtin
vit me emër Gjokë. Pasi kryu shkollën fillore në vendlindje, kaloi në Shkodër në
seminarin e kolegjin françeskan në vitin 1936. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin
françeskan “Illyricum”. Me 15.09.1940 hyn në noviciatin e etërve françeskan deri
me 16.09.1941 në Troshan, ku edhe banë kushtet e para të jetës rregulltare. Kushtet
e përjetshme të jetës rregulltare ndër françeskanë i bëri me 30.07.1945. në Shkodër. Studimet
filozofiko – teologjike i filloi më 1947 në Seminarin katolik të Dubrovnikut, ku edhe
u edhe u diplomua pas 5 vjetësh. Shugurohet meshtar gjithnjë në Dubrovnik me 09.06.1950.
Shërbimet meshtarake:
Gjatë viteve 1951-55 shërbeu si kapelan në spitalin
e Dubrovnikut. Prej vitit 1955 - 61 shërbeu në “Mali Loshinj” – Kroaci. Pastaj
nga vitit 1961- 63 e udhëheq bashkësinë kishtare famullinë e Kunes e të Janjines në
Peleshac / Kroaci . Gjatë viteve 1963- 64 shërben si kapelan në Rijekë në bashkësinë
e famullisë Kishtare të “Shën Kollit”. Në kryedioqezën e Tivarit kthehet në vitin
1964. Gjatë viteve 1964 -66 shërben në famullinë kishtare të Ljares si administror. Nga
viti 1966 deri në vitin 2000 për 34 vjet me radhë shërben si famullitar i bashkësisë
së Grudes. Prej vitit 1991 jeton në Tuz, gjithnjë si famullitar i Grudës. Në
vitin 2000 del në pension. Disa herë me radhë ka qenë prior i Misionit Françeskan
në Malsi.