2011-11-19 15:45:22

Benedikti XVI nënshkruan Nxitjen apostolike pas-sinodale “Africa munus”.


Në orën 12.15, vizita në Bazilikën e Zojës së Papërlyer në Oudiah dhe një nga veprimtaritë kryesore të shtegtimit Apostolik të Papës në Benin, nënshkrimi i Nxitjes Apostolike pas Sinodale. RealAudioMP3
“Today, the celebration of the Synod concludes with the signing of…
Sot, me nënshkrimin e Nxitjes ‘Africa munus’, pohoi Papa, përfundon kremtimi i ngjarjes së madhe, Sinodit II të ipeshkvijve të Afrikës, gjatë të cilit, në bashkim me Pasardhësin e Pjetrit, Kishat e Kontinentit i dhanë një hov të ri Kishës katolike në Afrikë, që u lut, reflektoi e diskutoi për mbrojtjen e drejtësisë, të pajtimit e të paqes.
Papa nënvizoi se këto punime thelluan më tej afërsinë ndërmjet Pasardhësit të Shën Pjetrit e Kishave të veçanta në Afrikë. Kujtoi se ishte ai vetë, që shkoi në Yaoundé për t’u dorëzuar kryetarëve të Konferencave Ipeshkvnore Instrumentum Laboris, apo planin e punës, për Asamblenë sinodale, e kujtoi me emocion edhe gëzimin që po provon gjatë këtij rikthimi në Afrikë, për të dorëzuar dokumentin përfundimtar të punimeve.
Më pas, Papa kujtoi edhe Sinodin e parë afrikan e sidomos, Nxitjen pas-Sinodale të Gjon Palit II “Ecclesia in Africa”, përqendruar kryesisht tek ungjillëzimi, zhvillimi i gjithanshëm i njeriut dhe roli i Kishës, parë si familje e Zotit:
“L’Eglise est appelée à se découvrir toujours plus comme une famille.
Kisha është e thirrur ta shikojë gjithnjë më shumë veten si familje, si bashkësi, që beson në një Zot të vetëm, në Tri Vetje Hyjnore, kremton misteret e mëdha të fesë sonë e frymëzon me dashuri të krishterë marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, grupeve e kombeve, duke i kapërcyer, kështu, ndryshimet kulturore, etnike e fetare. Përmes këtij shërbimi, që i bën çdo njeriu, Kisha i ka gjithnjë portat të hapura, është e gatshme për bashkëpunim me të gjithë anëtarët e shoqërisë civile, posaçërisht me përfaqësuesit e Kishave e të bashkësive të tjera të krishtera, që nuk janë ende në bashkim të plotë me Kishën katolike, po ashtu edhe me përfaqësuesit e feve jo të krishtera, në mënyrë të posaçme, me Fetë Tradicionale dhe me Islamin”.
Temat e drejtësisë, të pajtimit e të paqes, në qendër të vëmendjes së Sinodit afrikan, i interesojnë mbarë botës, por në mënyrë të posaçme, Afrikës. Mjafton të mendosh për tensionet, dhunën, luftërat, padrejtësitë dhe të gjitha llojet e shpërdorimeve, të reja e të vjetra, që u vërejtën gjatë vitit të kaluar në mbarë Afrikën. Këtë kujtoi Papa, e në vijim ripohoi se një Kishë, në gjirin e së cilës mbretëron pajtimi, mund të bëhet shenjë profetike e pajtimit në të gjithë shoqërinë, në të gjitha vendet e në të gjithë Kontinentin:
“Le fondement de cette réconciliation se trouve dans la nature même de l’Église …
Baza e këti pajtimi buron nga vetë natyra e Kishës, që është në Krishtin si sakrament, domethënë, si mjet i bashkimit të ngushtë me Zotin dhe i unitetit të të gjithë gjinisë njerëzore (Conc.Ecum.Vat.II, Cost.Lumen gentium,1). Mbi këtë bazë, Kisha në Afrikë është e thirrur të punojë për paqen e drejtësinë. Porta e ikjes pa kthim, na bën thirrje ta kryejmë këtë detyrë, na nxit ta denoncojmë e ta luftojmë çdo formë të skllavërisë. Duhet ta kërkojmë pa u lodhur kurrë rrugën e paqes, i nxiti ipeshkvijtë afrikanë Papa, sepse paqja është një nga pasuritë më të çmuara:
“Para alcançá-la, é necessário ter a coragem da reconciliação que nasce do...
Për ta siguruar duhet të kemi guximin e pajtimit, që buron nga falja, nga dëshira për ta rifilluar jetën në bashkësi, nga vizioni solidar i së ardhmes, nga përpjekja për t’i kapërcyer vështirësitë. Të pajtuar e në paqe me Hyjin e me të afërmin, njerëzit mund të punojnë për më shumë drejtësi në gjirin e shoqërisë”.
Por nuk duhet të harrojmë se drejtësia e parë, sipas Ungjillit, është të bëjmë vullnetin e Zotit, nënvizoi Papa, e prej këndej, lind një mori nismash, në shërbim të drejtësisë e të së mirës së përbashkët, si vëmendja për nevojtarët, kujdesi për punën, për shkollat, për spitalet. Plot shpresë për ardhmërinë e Kontinentit, thirrja përfundimtare e Benediktit XVI:
“África, terra de um Novo Pentecostes, tem confiança em Deus! ...Afrikë, tokë e Rrëshajëve të reja, kij besim në Zotin! E frymëzuar nga Shpirti i Jezu Krishtit të ngjallur, bëju familje e madhe e Zotit, bujare me të gjithë bijtë e bijat tua, punëtorë të pajtimit, të paqes, të drejtësisë. Afrikë, Lajmin e Mirë për Kishën, bëje për botën mbarë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.