2011-11-18 15:53:30

Siri: Bashkimi Evropian kërkon dorëheqjen e Asadit, dhuna nuk ndalet


Në Siri situata është gjithnjë më kritike, ku natën e kaluar dy fshatra janë bombarduar prej trupave qeveritare si përgjigje ndaj sulmeve të njësive ushtarake që kanë kaluar në krahun e opozitarëve. Përkeqësimi i krizës konfirmohet edhe në fjalët e nuncit apostolik në Vned, imzot Mario Zenari, i cili në një intervistë dhënë agjencisë Misna shpreson në një nismë më të vendosur nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Ndërkaq në terren rritet numri i viktimave shkaktuar nga dhuna e sotme, siç njoftojnë aktivistët nga terreni. Në Hama shpërthimi i një bombe ka vra tre anëtarë të forcave të sigurisë. Të njëjta forca kanë shtie me armë zjarri kundër grupeve të manifestuesve në pjesë të ndryshme të Sirisë. Në Damask regjistrohen tri viktima, dy në Homs e një në Hama. Ndërsa pesë vetë kanë vdekur në Daraa, mes tyre edhe një i ri 14 vjeç.







All the contents on this site are copyrighted ©.