Lutja e Benediktit XVI në Katedralen e Zojës së Mëshirës
O Nënë e Mëshirës, ne po të përshëndesim, O Nëna e Shëlbuesit; të përshëndesim,
o Virgjër e lume; të përshëndesim, Mbretëresha jonë! Mbretëreshë e shpresës tregona
fytyrën e Birit tënd Hyjnor: prina në udhët e shenjtërisë; na e dhuro gëzimin
e atyre, që duan t’i thonë ‘po’ Zotit! O Mbretëreshë e paqes, Plotësoji
dëshirat fisnike të të rinjve afrikanë, shpresat e fëmijëve, viktima të urisë e
të luftës; paqëtoji zemrat e etura për drejtësi, paqe, pajtim. O Mbretëreshë
e drejtësisë, na mbush me dashuri bijnore e vëllazërore, na bëj miq të të
varfërvee e të të vegjëlve. nxirre për popujt e tokës hirin e shpirtit të vëllazërisë! O
Zoja jonë e Afrikës, ndërmjetëso tek Biri yt hyjnor për shërimin e të sëmurëve,
ngushëllimin e të munduarve, faljen e mëkatarëve; ndërmjetëso për Afrikën pranë
Birit tënd hyjnor e nxirr për mbarë njerëzimin, hirin e shëlbimit e të paqes!