2011-11-18 15:54:02

Libi: OKB, ambas.CNT, Katari të mos ndërhyn në Libi


Vazhdon ofensiva kundër Katarit nga ambasadori i Libisë në OKB, Abdurrahaman Shalgam, i cili akuzoi sot Dohan për furnizimin me dinarë e armë të disa partive libiane, posaçërisht ato islamike. “Ekzistojnë faktet: japin pare e armë dhe përpiqen të ndërhyjnë në punë e në çështje që nuk u përkasin e këtë ne nuk mund ta pranojmë”, tha Shalgam në përfundim të një takimi në Tangjer, në Marok.
Gjatë javëve të kaluara Shalgam akuzoi Dohan për synimin që ka “për të dominuar Libinë” e se është infektuar nga “sindroma e Gedafit” që e shtyn drejt synimit për të kontrolluar tërë rajonin . Ambasadori i Këshillit kombëtar të Tranzicionit të Libisë pranë Kombeve të Bashkuara tha më tej se mbi këtë çështje ka folur edhe me autoritetet e Katarit.
Në terren në Libi Vëllazëria Myslimane ka mbajtur Konferencën e parë publike të Partisë myslimane, pasi në kohën e Gedafit ishte e ndaluar. Disa qindra delegatë morën pjesë në hapjen e konferencës në Bengazi. Konferenca u mbajt nëntë muaj pas fillimit të kryengritjes popullore, e cila e përmbysi Muamer Gadafin. Gjatë pushtetit të tij, Vëllazëria Myslimane e Libisë ishte e ndaluar me ligj. Shumë vëzhgues besojnë se në zgjedhjet e ardhshme në Libi do të ketë ndeshje ndërmjet grupeve të partive religjioze e atyre laike.







All the contents on this site are copyrighted ©.