2011-11-18 14:08:52

Kryedioqeza e Kotonusë.


Ish-Vikariat Apostolik i Ouidah (13 maj 1948), i Dahomey (25 maj 1901) e ish- Prefekturë Apostolike (26 maj 1883), kryedioqeza e Kotonusë u krijua më 14 shtator 1955. Shtrihet në një territor prej 3.233 kmk, me 2.168.000 banorë, ndërmjet të cilëve, 680.000 katolikë (31%), të organizuar në 63 famulli dhe 1 stacion misionar, me 191 priftërinj dioqezanë (28 të shuguruar vitin e fundit), 65 meshtarë rregulltarë (2 të shuguruar vitin e fundit); 175 rregulltarë; 463 rregulltare, 199 seminaristë të kursit teologjik ose filozofik; 38 institute edukative; 21 institute bamirësie; 19. 881 pagëzime vetëm në vitin e fundit.
Kryeipeshkëv i Kotonusë dhe kryetar i Konferencës ipeshkvnore të Beninit është imzot Antoin Ganyè.







All the contents on this site are copyrighted ©.