2011-11-17 11:30:49

Programi i shtegtimit apostolik të Benediktit XVI në Benin


Papa u nis sot rreth orës 09.00, nga Aeroporti i Fiumiçinos, për në Kotonu,për të arritur në aeroportin ndërkombëtar “Kardinali Bernardin Gantin” të Kotonusë, në orën 15.00. Menjëherë pas zbritjes në trojet beninase, ceremonia e mirëseardhjes dhe përshëndetja e parë e Papës drejtuar Afrikës.
Në orën 16.30, vizita në Katedralen e Kotonusë.

Të shtunën, 19 nëntor, Papa do ta nisë me meshën private në kapelën e Nunciaturës Apostolike të Kotonusë, për t’u takuar, rreth orës 09.00, me anëtarët e qeverisë dhe përfaqësuesit e feve të ndryshme, në Pallatin presidencial të Kotonusë.
Në 09.50,vizita e mirësjelljes presidentit të Republikës, në Pallatin presidencial të Kotonusë.
Në orën 11.15 Papa do të jetë në Oudiah, ku do të vizitojë varrin e kardinalit Bernardin Gantin, në Kapelën e Seminarit Sen Gall, për t’u takuar, më pas, me meshtarët, seminaristët, rregulltarët e besimtarët laikë, në Oborrin e Seminarit.
Në orën 12.15, vizita në Bazilikën e Zojës së Papërlyer në Oudiah dhe një nga veprimtaritë kryesore të këtij shtegtimi, nënshkrimi i Nxitjes Apostolike pas Sinodale.
Në orën 17.00 Papa do të jetë përsëri në Kotonu, për të vizituar “Vatrën e paqes e të gëzimit”, të Misionareve të Bamirësisë, pranë famullisë së Shën Ritës së Kotonusë.
Më 18.45, takimi me ipeshkvijtë e Beninit, në Nunciaturën Apostolike të Kotonusë, pasuar nga darka me prelatët vendas dhe me grupin shoqërues.

Të dielën, më 20 nëntor, në orën 09.00, Mesha Shenjte, dorëzimi i Nxitjes Apostolike pas-Sinodale ipeshkvijve të Afrikës në “Stade de l’amitié”(Stadiumin e miqësisë) dhe lutja e Engjëllit të Tënzot.
Në orën 12.15, dreka me anëtarët e Këshillit të Posaçëm të Sekretarisë së Përgjithshme të Sinodit të Ipeshvijve për Afrikën dhe me grupin shoqërues, në Nunciaturën Apostolike të Kotonusë.
Në orën 16.00, ceremonia e lamtumirës në aeroportin ndërkombëtar “Kardinali Gantin” të Kotonusë dhe nisja për Aeroportin e Çampinos, në Romë, ku Papa pritet të arrijë rreth orës 22.00.







All the contents on this site are copyrighted ©.