Më 17 nëntor kalendari kujton shën Elizabetën e Hungarisë
Elizabeta qe një ndër figurat më poetike e më në shenjë të shekullit XIII, jo për
salltanet e famë, por për bukurí të mbinatyrshme virtytesh e shenjtëri jete. Ishte
një ndër poemat e Artistit të Madh, Zotit të Kryqëzuar. E bija e Andreut II, mbretit
të Hungarisë, krejt e ré u fejua për Ludovikun IV, princin e Turingisë në Gjermaní,
në oborr të cilit edhe u rrit e u edukua. Katërmbëdhjetë vjeçe u martua e, një vit
më pas, pati fëmijën e parë. Pozita e saj si princeshë, si bashkëshorte e si nënë,
nuk e pengoi asnjëherë të kryente vepra të mira dashurie për të varfër, për të sëmurë,
për pleq e për të lënë mbas dore. Pas tyre e për ta shpenzoi të gjitha pasuritë e
veta. Për ta, e sidomos për të gërbulur, s’e kursei shërbimin. Njëzet vjeçe mbeti
e vejë, shtatzënë me të tretin fëmijë. Fillë mbas, u dëbua nga oborri i principatës.
Vuajti salvime, varfërí, përbuzje, por s’i harroi kurrë të varfërit e të sëmurët.
Vdiq terciare françeskane 24 vjeç, në vitin 1231 në Marburg, ku kishte hapur spitalin
e të varfërve në emër të Shën Françeskut.