Lutja e Benediktit XVI drejtuar Zojës së Bekuar, Pajtore e Afrikës
O Shën Mari, Nënë e Zotit, Pajtore e Afrikës, ti i dhurove botës dritën
e vërtetë, Jezu Krishtin. Me bindjen tënde ndaj Atit e përmes hirit të Shpirtit
Shenjt, na dhurove burimin e pajtimit tonë e të drejtësisë sonë, paqen
e gëzimin tonë. Nënë e ëmbëlsisë dhe e urtisë, na e trego Jezusin, Birin
tënd e Birin e Hyjit, na ndihmo në rrugën e pendimit, që Jezusi
të rrezatojë mbi ne dritën e lavdisë së Tij, e të na e ndriçojë jetën personale,
familjare, shoqërore. Nënë e Mëshirës dhe e Drejtësisë, që iu
nënshtrove butësisht Shpirtit Ngushëllues, na e nxirr hirin të jemi dëshmitarë
të Krishtit të Ngjallur, e të bëhemi gjithnjë më shumë kripë e tokës e
dritë e botës. Nënë e Ndihmës së Përhershme, ndërmjetësimit tënd
amtar ia besojmë përgatitjen dhe frytet e Sinodit II për Afrikën. Mbretëreshë
e paqes, lutu për ne! Zoja jonë e Afrikës, lutu për ne! Yaoundé,
19 mars 2009.