2011-11-14 18:23:38

“Oborri i jobesimtarëve në Tiranë”: dëshmia e të rinjve


Në Tiranë flitet për Zotin, përmasën shpirtërore dhe punën. Të rinjtë shqiptarë besimtarë të bashkësive të ndryshme fetare të pranishme në Shqipëri dhe të rinjtë jobesimtarët, përuruan sot para Kishës Katedrale të Shën Palit Apostull të kryeqytetit takimin “Oborri i jobesimtarëve”, nismë e organizuar nga Këshilli Papnor për Kulturën, me në krye Presidentin e saj kardinalin Gianfranco Ravasi, për t’u takuar e dialoguar së bashku mbi përmasën shpirtërore të jetës. “Oborri i takimit” siç quhet në Tiranë “Oborri i jobesimtarëve” filloi me të rinjtë dhe krerët e bashkësive fetare të Shqipërisë, të cilët folën me kardinali Ravasi mbi punën, spiritualitetin dhe informacionin e komunikimin. Në mikrofonin e Klaudia Bumçit nga Tirana ti dëgjojmë disa prej protagonistëve të takimit para Katedrales së Shën Palit...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.