2011-11-12 15:29:36

Prof. Ardian Ndreca: Kisha e bota intelektuale në dialog mbi vlerat e përbashkët


Hirësia e tij kardinali Gianfranco Ravasi prezanton strukturën e Këshillit Papnor për Kulturën, kushtuar dialogut me botën laike, në Tiranë. Kryeqyteti i Shqipërisë, seli e disa universiteteve dhe qendër e jetës politike, ekonomike, kulturore dhe fetare e Vendit, e pret ‘Oborrin e jobesimtarëve’ më 14 e 15 nëntor, mbi temën: “Në çka beson kush nuk beson?”.
Intervista jonë me prof. Ardian Ndreca, docent pranë Universitetit Papnor Urbaniana mbi vizitën e Prefektit të Këshillit Papnor për Kulturën, kard. Ravasi në Tiranë dhe takimet me intelektualët shqiptarë të profileve të larta në dy Universitete të kryeqytetit. Po kujtojmë se prof. Ardian Ndreca është organizues dhe moderator i takimeve të kardinalit Gianfranco Ravasi me intelektualët e Shqipërisë që do të zhvillohen më 14 e 15 nëntor. Mbi këto e pyetje tjera ta dëgjojmë intervistën tonë me prof. Ardian Ndreca....RealAudioMP3

1) Së pari cila është rëndësia e kësaj vizite të kardinalit Ravasi në Shqipëri dhe ajo e takimit të tij si përfaqësues i Selisë së Shenjtë për kulturën me intelektualët shqiptarë?

2) Tema e ‘Oborrit të takimit’ në Tiranë : “Në çka beson ai që nuk beson?” Domethënia dhe arsyeja pse është zgjedhur kjo temë?

3) Dy fjalë rreth takimeve dhe argumenteve që kardinali Ravasi do të ketë e trajtojë me intelektualët e profileve të larta shqiptare në dy universitete të Tiranës

4) Cila është vlera e çka do mbetët për shoqërinë e kishën shqiptare nga kjo vizitë dy ditore dhe nga takimet e kardinalit Ravasi me botën intelektuale shqiptare ateiste e jo?

5) Cili është qëllimi apo misioni i këtyre takimeve në “Oborrin e atyre që nuk besojnë” apo ‘të paganëve’ që kardinali Ravasi ka ndërmarrë prej kohësh në Evropë e që në vijim do të zgjerohet edhe në kontinente tjera?







All the contents on this site are copyrighted ©.