Atë Donat Kurti, françeskan, martir e dijetar i madh, figurën e jashtëzakonshme poliedrike,
ati i Visareve të Kombit, vjollca e letrave shqipe, siç e quante atë Zef Pllumi, Atë
Donat Kurti gjithçka kishte dhe ishte ia dhuroi e përkushtoi Zotit dhe kulturës së
popullit të vet shqiptar. Ai është prej asaj vatre të pashterrëshme të kulturës
shqiptare. Thëmelet e vendosura nga Atë Shtjefën Gjeçovi u ngritën lartë nga Atë Donat
Kurti, Atë Bernardin Palaj, Atë Benedikt Dema e tjerë me veprat e mëdha që i lanë
trashigim kulturës kombëtare të popullit shqiptar, duke i përjetësuar ato në "Visaret
e Kombit". Prof. Dr. Norbert Jokli e cilëson Atë Donat Kurtin: si "Një ndër prozatorët
ma të mëdhaj shqiptarë". E sot duke kujtuar përvjetorin e vdekjes së tij, ju propozojmë
vështrimin e Agron Gjekmarkajt mbi këtë gjigant të kulturës shqiptare.....