Benedikti XVI merr titullin Qytetar Nderi i Komunës së Alto Adige.
Në përfundim të adiencës së sotme të përgjithshme, në një nga mjediset e Sallës së
Palit VI, Papës iu dorëzua titulli “Qytetar nderi i Komunës së Natz-Schabs/Nas-Sciaves”,
në provincën e Bolzanos. E pikërisht në fraksionin e Raas/Rasa lindën Elizabeth
Maria Tauber (1832) si dhe Maria Tauber-Peintner(1855) përkatësisht stërgjyshja dhe
gjyshja nga ana e nënës, domethënë nënëdaja e Papës Racinger. Në ceremoninë e dorëzimit
të qytetarisë së nderit, mori pjesë një delegacion i Komunës, kryesuar nga Kryetari
i Bashkisë, Peter Gasser.