2011-11-07 08:26:09

Thirrja e Papës: ti jepet fund dhunës në Nigeri


Benedikti XVI kërkoi gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot të ndalet dhuna në Nigerì. “Ndjek më shqetësim – tha Papa – ngjarjet tragjike që janë verifikuar ditëve të kaluara në Nigerì e, ndërsa i lutëm Zotit për viktimat, bëj thirrje për ndaljen e çdo dhune, e cila nuk i zgjidhë problemet, por i shton, duke mbjell urrejtje, ndarje e përçarje edhe ndërmjet besimtarëve”.
Benedikti XVI iu referua sulmeve të integralistëve kundër Kishave Xhamive që shkaktuan mase 150 viktima në Damaturu në veri-lindje të Yobos. Për këto atentate terroriste akuzohen luftëtarët islamik të sektit Boko Harab, e cila synon të imponon ligjin e sharisë në Vend. Ipeshkvi i Maidugurit pohon: “Ata përdorin fenë për të mbjell urrejtje”.







All the contents on this site are copyrighted ©.