2011-11-07 10:51:12

Nesër në Tiranë Asambleja e 37-të e ipeshkvijve katolikë të Shqipërisë


Më 8 e 9 nëntor në Tiranë do të mbahet Asambleja e 37-të e rregullt e Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë. Ndër argumentet që ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë do të trajtojnë në këtë takim janë: Ungjillëzimi i ri; Viti i Fesë shpallur nga Papa Benedikti XVI; 50 vjetori i Koncilit të II të Vatikanit, që bie vitin e ardhshëm; katekizmi i ri i Kishës katolike në gjuhën shqipe; diskutimi rreth rishikimit të librave liturgjik si Meshari Romak e çështje tjera kishtare. Më hollësisht në mikrofonin e Radio Vatikanit flet Sekretari i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, ipeshkvi i Sapës, imzot Lucjan Avgustini....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.