2011-11-07 08:34:14

Moti keq: Papa, angazhimi solidar për kapërcimin e vështirësive. Lutëm për viktimat, familjarët e të gjithë njerëzit e goditur


“Angazhimi solidar për kapërcimin e vështirësive”. Ky është mesazhi që Papa Benedikti XVI, në mbarim të lutjes së Engjëllit të Tënzot, i drejtoi banorëve të qytetit italian Gjenova, duke siguruar lutjet e tij drejtuar Zotit për viktimat, familjarët e të gjithë njerëzit e goditur nga përmbytjet e këtyre ditëve.
E kryeipeshkvi i Gjenovës, kardinali Bagnasco ka vizituar lagjet e qytetit të goditura nga përmbytjet dhe u kërkoi banorëve: “Të jini të fortë, dhimbja është e madhe, por tani është çasti për ti shpërvjelur mëngët”. Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Italiane takoi qytetarët, tregtarët, vullnetarët, meshtarët: “Edhe këto fakte na kujtojnë nevojën e kthimit tonë në rrugën e Zotit e për një jetë në përkim e respekt me njeriun e me natyrën. Territori duhet të trajtohet nga njeriu me respekt”.







All the contents on this site are copyrighted ©.