2011-11-04 18:53:04

70 vjet më parë lindi Vepra Papnore për Thirrjet Meshtarake


Vepra Papnore për Thirrjet meshtarake përkujtoi 70-vjetorin e themelimit nga Papa Piu XII, me një kuvend, që përfundoi. Tema: “Unë ju kam zgjedhur ju. Meshtarë për kohën tonë”. Vepra u ngrit pranë Kongregatës së Seminareve dhe të Instituteve të Studimit, e cila, përmes Kushtetutës Apostolike “Pastor Bonus” të vitit 1988, u kthye në Kongregatë për Edukimin Katolik. Gjatë kuvendit u vunë në dukje mësimet e dala nga mesazhet e Papëve për Ditën Botërore të Lutjes për Thirrjet Meshtarake, si edhe kontributi i lëvizjes “Serra International” për nxitjen e jetës meshtarake. Më pas, dëshmi, lutje e mbrëmësore karakterizuan kuvendin, që arriti kulmin në lutjen mbrëmësore në Vatikan me Papën Benedikti XVI, me rastin e fillimit të vitit akademik të universiteteve papnore. Impenjimi i ardhshëm i Veprës përmblidhet në dokumentin e paraqitur dje, me titull “Orientime baritore për promovimin e thirrjeve në shërbimin meshtarak”.







All the contents on this site are copyrighted ©.