2011-11-02 11:46:56

Prof. Anton Çeta, në përvjetorin e vdekjes


Më 2 nëntor të vitit 1995 u nda nga jeta prof. Anton Çeta, shkrimtar e folklorist gjakovar, i cili pati edhe një karrierë të gjatë fushën pedagogjike si profesor në Fakultetin Filozofik e Filologjik të Prishtinës, ku punoi për një kohë të gjatë.
Anton Çeta qe njohës i thellë i shpirtit e i thesareve të kombit shqiptar, studiues e hulumtues me horizont të gjerë i kulturës e posaçërisht letërsisë shqiptare, në mënyrë të veçantë iu kushtua mbledhjes dhe studimit të folklorit shqiptar. Shkrimtar, mbledhës e studiues i letërsisë popullore, përkthyes i jashtëzakonshëm, prof. Anton Çeta mes tjerash shkroi: “Në prehën të gjyshes”, “Tregime popullore të Drenicës”, “kërkime folklorike” etj.
I saktë, i njerëzishëm, i drejtë, fisnik, atdhetar e besimtar prof. Anton Çeta punoi shumë edhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në pajtimin e gjaqeve e dha kontribut të veçantë në përforcimin e rrugës për liri e pavarësi të Kosovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.