Pakistan: Paul Bhatti uron që “fryma e Asizit të arrijë edhe në vendin e vet”
“Jam i bindur se takimi i Asizit ndërmjet krerëve fetarë të botës është shumë i dobishëm
si përvojë simbolike e konkrete: është dëshmia, se liderët fetarë mund të bashkojnë
e jo të ndajnë, për të kontribuar së bashku në arritjen e paqes e të bashkëjetesës
paqësore. Shpresoj që fryma e Asizit të arrijë edhe në Pakistan”. Kështu deklaron
për agjensinë kishtare Fides, këshilltari i veçantë për Pakicat Fetare i kryeministrit
të qeverisë së Islamabadit, katoliku Paul Bhatti, i vëllai i ministrit të vrarë nga
fondamentalistët. Në takim, mori pjesë kreu mysliman pakistanez Allama Zubair Abid,
president i Këshillit të Ulemave. Bhatti lajmëron se në fillim të vitit 2012,
në kryeqytetin pakistanez, do të mbahet një Kongres ndërfetar, me të ftuar ndërkombëtarë,
që do të ketë si temë pikërisht, harmoninë dhe bashkëjetesën paqësore. “Do të jetë
një mesazh paqeje për gjithë kombin” përfundon Paul Bhatti.