2011-10-27 16:00:14

Brukseli fuqizon Fondin për shpëtimin e shteteve


Reagim pozitiv i bursave botërore pas arritjes së marrëveshjes evropiane për fuqizimin e Fondit për shpëtimin e shteteve e për ndihmat e reja, që do t’i jepen Greqisë. Një maratonë bisedimesh, që zgjati gjithë natën, përcaktoi më në fund një plan ekonomik për Bashkimin Evropian, në të cilin parashikohen 1000 miliard euro për të shpëtuar vendet në vështirësi nga falimentimi, ndihma të reja për Greqinë dhe rikapitalizimi i bankave. U pranua edhe reforma ekonomike e Italisë, për të cilën Brukseli kërkoi kohë të mirëpërcaktuara për zbatimin. Të sqarojmë pak më mirë ç’është Fondi për shpëtimin e shteveve, në intervistën me ekonomistin italian, Rikardo Moro:
Flitet për përfshirjen e aktorëve të tjerë sovranë, si Kina; flitet për përfshirjen e aktorëve privatë… më duket rrugë e drejtë. Mekanizmi nuk është përcaktuar përfundimisht, por është sinjali, që prisnin të gjithë. Që prej dy vjetësh, me situatën në Greqi, filloi kjo krizë evropiane, e cila mund të përfundonte me kosto shumë të ulët, nëse do të ndërhyhej që në fillim: flitej për disa miliardë euro, në atë kohë. Egoizmi i shteteve të ndryshme solli sot në një impenjim, që shkon në rreth 500 miliard euro e që mund të rritet. Por nuk ka alternativë tjetër, përveçse solidaritetit institucional të vendeve të Bashkimit Evropian. Prandaj, Fondi për shpëtimin e shteteve është diçka pozitive, pavarësisht se arrin vonë.








All the contents on this site are copyrighted ©.