2011-10-27 11:23:27

Bazilika e Shën Kjarës


Tre vjet pas vdekjes dhe një vit pas kanonizimit të Shën Kjarës, në vitin 1257, filloi ndërtimi i kishës dhe i kuvendit të klarisave, të cilat që nga viti 1212 jetonin në Shën Damian. Në atë vend ngrihej më parë kisha e Shën Gjergjit, ku u varros shën Françesku, para se trupi i tij të kalonte në bazilikë, në vitin 1230. Karakteristikë arkitektonike janë fashat ngjyrë rozë e bardh e harqet e mëdha, mbi të cilat mbështetet kisha në të dyja anët. Brenda, bazilika është e ngjashme me Bazilikën e Epërme të Shën Françeskut, me një navatë të vetme, që përfundon në transetin me absidën poligonale. I gjithë perimetri i kishës përshkohet nga një galeri, por në ndryshim nga Bazilika e Shën Françeskut, ajo ndodhet në lartësinë e kapitelit të shtyllave. Në të djathtë të navatës shihet Kapela e të Kryqëzuarit, që, së bashku me Kapelën e Sakramentit, ishte pjesë e navatës qendrore të kishës së mëparshme të Shën Gjergjit, ku Papa Gregori IX e shpalli shën Françeskun shenjt në vitin 1228. Kryqi me të Kryqëzuarin në kapelën përkatëse është ai që i foli të Vobektit të Asizit në Shën Damian, duke i urdhëruar ta sistemonte kishën. Pas hekurave, reliket e shën Françeskut e të Shën Kjarës. Në kapelën që pason, afresku i Puço Kapanës (1340-46), Zoja me Jezusin Fëmijë në fron së bashku me Shën Kjarën, Shën Gjon Pagëzuesin, Kryeengjëllin Mëhill e Shën Françeskun. Afresket e tjera janë të shkollës së Xhotos e të Lorencetit. Në të djathtë, një tabllo me jetën e Shën Kjarës i të ashtuquajturit Mjeshtër i Shën Kjarës, të cilit i atribuohet edhe Kryqi në absidë; afreske me Shën Kjarën e skena biblike nga i ashtuquajturi Mjeshtër Ekspresionist i Shën Kjarës. Elteri qendror rrethohet nga 12 kolona poligonale, vepër i një gurgdhendësi nga Umbria në shekullin XV. Porta prej hekuri është e shekullit XVIII.








All the contents on this site are copyrighted ©.