2011-10-26 15:59:27

Nga lutjet solemne të besimtarëve për Takimin e Asizit


Nga lutjet solemne të besimtarëve në gjuhë të ndryshme, në kremtimin e sotëm, zgjodhëm atë të gjuhës spanjolle, për ta përfunduar programin tonë, duke bashkuar zërin me mijëra zëra besimtarësh, në prag të takimit të madh të feve, në Asizi:
“O Zot, silli sytë e tu mbi Kishën tënde, që lindi nga paqja e dhuruar ditën e Pashkëve; mbi Papën tonë Benediktin, të cilit i është besuar misioni i drejtimit të dashurisë së krishterë; mbi meshtarët, rregulltarët e besimtarët laikë, që në mbarë botën dëshmojnë të vërtetën e Ungjillit e punojnë me gjithë zemër për paqen. Na e jep hirin, që të gjithë ata, të cilët quhen të krishterë, të zbulojnë udhën e unitetit e të bëhen shenjë e paqes, për të cilën Krishti dhuroi jetën e vet.
Dëgjoje, o Atë, lutjen e mbarë bijve të tu të cilët, ashtu si ne, besojnë se paqja është dhuratë, që vjen nga lart”.










All the contents on this site are copyrighted ©.