2011-10-24 16:07:21

Benedikti XVI falënderon anëtarët e Fondacionit Gjon Pali II për ruajtjen e trashëgimisë së Papës Vojtila.


Rreth 300 anëtarë dhe miq të Fondacionit Gjon Pali II, shoqëruar nga kardinajtë polakë Stanislao Dgjivish e Stanislao Rilko, mbushën plot, sot paradite, Sallën Klementine në Vatikan, ku u takuan me Papën Benedikti XVI. Audienca ishte në përkim me tridhjetëvjetorin e këtij Institucioni, ngritur me dëshirën e Karol Vojtilës, me qëllim që t’u ofronte mbështetje materiale e të tipeve të tjera, nismave me natyrë fetare, kulturore, baritore e bamirëse, lidhur me papninë e tij.Benedikti XVI i falënderoi të gjithë anëtarët për frytet e pjekura gjatë 30 vjetëve në mbarë botën dhe i inkurajoi të vijojnë impenjimin për ruajtjen dhe studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gjon Palit II, duke pasur mirë parasysh ç’pasuri e madhe ishte e vijon të jetë për mbarë Kishën, Papa i Lum polak.







All the contents on this site are copyrighted ©.