2011-10-21 17:40:59

Telegram ngushëllimi i Papës për vdekjen e atë Tentorios, në Filipine.


Ati i Shenjtë Benedikti XVI i dërgoi sot ipeshkvit dhe bashkësisë së Kidapavan-it, në Filipine, një mesazh ngushëllimi për vdekjen e atë Fausto Tentorios, misionarit të Institutit Papnor për Misionet e Jashtme, vrarë të hënën e kaluar. Një meshë e posaçme për të kujtuar meshtarin, do të kremtohet më 28 tetorin e ardhshëm në katedralen e Zamboangës. Ndërkaq policia vijon kërkimet në mjediset ushtarake e paraushtarake, kundër pranisë të të cilave misionari përpiqej prej vitesh.







All the contents on this site are copyrighted ©.