Nesër më 22 tetor festa liturgjike kishtare e të Lumit Gjon Palit II.
Nesër, për herë të parë, kremtohet përkujtimi liturgjik, pra festa kishtare e të Lumit
Gjon Palit II, që u lartua në nderime të elterit me 1 majin e kaluar. Të shumta janë
nisma të lutjes në mbarë botën për kremtimin e ngjarjes, posaçërisht në Romë e në
Poloni. Nesër pasdite më 22 tetor në ora 16.30, të rinjtë romak janë të ftuar në Sheshin
e Shën Gjonit në Lateran (Piazza San Giovanni ), për një Mbrëmje në të cilën do të
kremtohet Mesha nga kardinali vikar i dioqezës së Romës, Agostino Vallini. Ndërsa
dje, është bartur relikja e gjakut të të Lumit Wojtila në kapelën e spitalit pediatrik
romak “Krishtit Fëmijë” ‘Bamibo Gesù’. Gjatë ceremonisë, sekretari i Shtetit të Vatikanit,
kardinali Tarçizio Bertone, pohoi se Gjon Pali II “i ka në zemër të gjithë njerëzit,
katolikë e jo”.