2011-10-20 12:04:12

Papa përuroi “Domus Australia”, qendër për shtegtarët e Oqeanisë


Sot pasdite, në orën 17.30, Papa Benedikti XVI përuroi “Domus Australia”, qendrën e re të Romës për shtegtarët, që do të vijnë jo vetëm nga ky vend, por nga krejt kontinenti i Oqeanisë. Kjo qendër do t’i ndihmojë shtegtarët ta përjetojnë udhëtimin në Selinë e Shenjtë si mundësi për përtëritjen shpirtërore e fetare. Në ceremoni morën pjesë kryeipeshkvi i Sidnejt, kardinali Xhorxh Pell si edhe ipeshkvijtë e tjerë australianë, ardhur në Romë për vizitën e tyre “ad Limina”. I pranishëm, edhe ambasadori australian pranë Vatikanit, Tim Fisher.








All the contents on this site are copyrighted ©.