2011-10-20 15:30:33

Libi: zëdhënësi CNT, vdekja e Gedafit moment historik e fundi i diktaturës.


Vritet Gedafi në Sirte, libianët festojnë në sheshe. Me vdekjen e Gedafit në Libi mbyllet një faqe dramatike . Tani urohet e shpresohet në ndërtimin e një Vendi të ri, të lirë, vërtet demokratik e të bashkuar.
Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit të Libisë, Abdel Hazef Ghoga, ka konfirmuar vdekjen e Muammar Gedafit në Sirte. “Njoftojmë botën se Gedafi është vra nga dora e revolucionit” tha, “është një moment historik. Ky është fundi i tiranisë dhe i diktaturës. Lajmi i vrasjes së Gedafit është konfirmuar zyrtarisht nga Këshilli Nacional i Tranzicionit, qeveria tranzitore libiane. Sipas zyrtarëve të KNT, vdekja e Gedafit ka ndodhur si pasojë e plagëve të marra gjatë operacionit për kapjen e tij.
Al Jazeera, e cila citon 2 burime të ndryshme, bën të ditur se koloneli është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri. Sipas Tv Libya, Gedafi është vrarë me një plumb në kokë. “Koloneli është kapur në një vendstrehim në Sirte dhe para luftëtarëve të Këshillit Nacional të Tranzicionit ka thirrur: “Mos qëlloni, mos qëlloni””, bëjnë të ditur forcat rebele që kanë marrë nën kontroll fortesën e fundit të kolonelit. Sipas TV Libya, edhe djali i Gedafit, Mutassim, dhe shefi i shërbimeve sekrete të regjimit, Abdallah Senoussi, janë arrestuar. Ndërkohë, në rrugët e qyteteve të Libisë janë derdhur me mijëra njerëz, të cilët kanë nisur festimet për fundin e diktatorit e të diktaturës.







All the contents on this site are copyrighted ©.