2011-10-20 16:13:02

Kremtohet 20 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Vatikanit e Shqipërisë me Meshën kremtuar nga kardinali Sodano


Ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë kremtoi sot jubileun e 20-vjetorit të marrëdhënieve ndërmjet Vatikanit dhe Shqipërisë, rivendosur pas komunizmit më 7 shtator 1991 në rangun e Nunciaturës Apostolike për Selinë e Shenjtë e në atë të Ambasadës për Shqipërinë. Sot pasdite në Abacinë e Shën Anselmit, mbi kodrën e mrekullueshme romake të Aventinit, kardinali Angjelo Sodano, dekan i Kolegjit Kardinalor, kryesoi Meshën solemne në bashkëkremtim me kardinalin Ivan Dias, Nuncin e parë Apostolik në Shqipëri, me kryetarin e konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Rrok Mirditën, sekretarin e konferencës ipeshkvnore shqiptare, ipeshkvin e Sapës imzot Lucjan Avgustinin e shumë meshtarë tjerë si dhe me pjesëmarrjen e shqiptarëve, që jetojnë në Romë e Itali e të ftuar nga Shqipëria. I pranishëm, edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve të Shqipërisë, Aldo Bumçi.
E në pjesën e tretë të intervistës së Klaudia Bumçit me ministrin shqiptar, të cilën po jua propozojmë sot, ai flet mbi perspektivën e marrëdhënieve Vatikan-Shqipëri, ta dëgjojmë......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.