2011-10-20 12:17:35

Jetëshkrim i don Luigji Guanelës


Jeta e Luigji Guanelës mund të përshkruhet me mijëra faqe, por edhe të përmblidhet me dy fjalë: “Ishte gjithnjë atje, ku dëgjohej një britmë, që kërkonte ndihmë e mbështetje”. I lindur më 19 dhjetor 1842, u pagëzua një ditë më pas nga prindërit, bujq e katolikë të mirë, që u pëlqente ta kalonin kohën e lirë duke thënë Rruzaren e duke lexuar jetë shenjtorësh. Nga ky mjedis doli don Guanela, i shuguruar meshtar në vitin 1866; i lidhur ngusht me don Boskon; themelues i dy Kongregatave, “Shtëpisë së Motrave të Provanisë Hyjnore” dhe “ Shërbëtorëve të Marisë”; ndërtues i Kishës kushtuar Vdekjes së Shën Jozefit, me porosinë e Piut X; atë shpirtëror i emigrantëve italianë në SHBA, më 1912; i bashkatdhetarëve në llogoret e Luftës I Botërore më 1913 e i të dëmtuarve abrucezë nga tërmeti, më 1915.
Duke u ngjitur në nderimet e elterit, na kujton mesazhin: “ Vdekja është si nëna, që përqafon fëmijën; është engjëlli, që na çon në atdhe”.
Ky engjëll erdhi ta merrte për dore të dielën, më 24 tetor 1915. Ishte një e diele pa perëndim!







All the contents on this site are copyrighted ©.