2011-10-20 12:17:51

Jetëshkrim i Bonifacia Rodriguez de Kastro.


Lindi në Salamankë të Spanjës, më 6 qershor 1837. Jetoi urdhërimet e Tënzot me përkushtim të plotë, duke ua dhuruar jetën vëllezërve, më të varfërve sidomos.
Mbetet dëshmitare e vlerave të mëdha ungjillore.
Zotin e deshi si Atë. U lëshua në prehër të tij pa asnjë kusht. Pa kurrfarë frike. Kjo fe e fortë e bëri të pathyeshme përballë kundërshtimeve, që nuk i munguan.
I fali e i harroi të keqen, përbuzjen, shpifjet, padrejtësitë.
Nuk u ankua kurrë, e lume pse kështu përsëriste Zotin, që vuajti, duke heshtur e i fali ata, që e kryqëzonin.
Nënë e mësuese e grave, të cilat i kujdesi si beben e syrit, ngriti Institutin në mbrojtje të punëtoreve, duke mbetur gjithë jetën mjeshtre për punimin e gajtanave.
Diti të vuajë me pjekurinë e njeriut, që është i bindur se s’ka gjë që nuk vjen nga Zoti. Mbeti gjithnjë e njëjtë nëpër ndryshime: e mirë, e ëmbël, e butë. Shqetësohej vetëm për një gjë: “Të ishte e pëlqyeshme para syve të Zotit”.
Nuk la pas vepra të mëdha, por jeta e saj vijon të na mësojë si duhet ecur mbi gjurmët e Krishtit.Mbylli sytë për dritën e kësaj jete në Zamora, më 8 gusht 1905. Po misioni i saj nuk ka përfunduar: vijon t’i lutet Zotit për dinjitetin e të gjitha grave punëtore të botës!







All the contents on this site are copyrighted ©.