2011-10-19 11:59:15

Papa emëroi Nuncin e ri Apostolik në SHBA-së


Ati i Shenjtë Benedikti XVI emëroi Nunc Apostolik në Shtete të Bashkuara të Amerikës Shkëlqesinë e Tij të Nderuar Imzot Carlo Maria Viganò, Kryeipeshkëv titullar i Ulpianës. Imzot Viganò deri më tani qe sekretar i Guvernatoratit të Qytetit të Vatikanit e tani zëvendëson Nuncin e ndjerë në Uashtington, imzot Pietro Sambi, i cili ndërroi jetë papritmas verën e kaluar.
Imzot Viganò lindi në Varese më 16 janar 1941, qe shuguruar meshtar më 24 mars 1968. Më 3 prill 1992 emëron nga Papa Gjon Pali II nunc apostolik në Nigeri e kryeipeshkëv titullar i Ulpianës. Më 4 prill 1908 emërohet zyrtar i Sekretarisë Shtetit të Selisë së Shenjtë, si delegat për përfaqësitë papnore. Më 16 korrik 2009 transferohet në zyrën e sekretarisë së Guvernatoratit të Shtet-Qytetit të Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.