2011-10-19 12:07:52

E Lumja Nënë Terezë na porosit ta duam njëri-tjetrin


Në tetë vjetorin e shpalljes së Lumturimit të Nënë Terezës më 19 tetor 2003 në Vatikan, që përkujtojmë sot, ti drejtohemi Zotit, që të na ndihmojë ta zbatojmë në jetën e përditshme Urdhrin e Dashurisë, pra ta duam njëri-tjetrin kurdoherë me këtë uratë që e Lumja Nënë Terezë na ka lënë porosi:
‘Hapna sytë tanë, o Zot!”
O Zot, hapna sytë tanë, që të mund të shohim Ty
në vëllezërit e motrat tona.
Hapna veshët tanë, që t’i dëgjojmë thirrjet
e atij që ka uri, që ka të ftohtë e frikë,
të atij që është i shtypur dhe i përbuzur.
Hapna zemrën tonë, o Zot, që të mund të mësojmë
ta duam njëri-tjetrin
ashtu si na do Ti.
Përtërije vazhdimisht në ne, Shpirtin tënd, o Zot,
që të jemi të lirë e të bashkuar në emrin Tënd të shenjtë. Amen!







All the contents on this site are copyrighted ©.