2011-10-19 18:44:25

Bekohet pishtari, që do t’i prijë “Udhës së paqes” në Tokën Shenjte.


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, Papës iu paraqit ‘Pishtari’, që do t’i prijë vrapimit në Tokën Shenjte, më 24 tetorin e ardhshëm. Do të vrapojnë së bashku sportistë e shtegtarë, nga Betlehemi, në Jeruzalem. “Vrapimi i paqes” organizohet nga Vepra Romake e Shtegtimeve dhe Qendra Sportive Italiane.
Benedikti XVI e bekoi pishtarin, simbol drite, dhe uroi që kjo nismë në Tokën Shenjte të sjellë fryte të begata për paqen.








All the contents on this site are copyrighted ©.