2011-10-18 14:36:19

Ministri shqiptar i Kulturës A. Bumçi :Bashkësitë fetare janë mjetet për ringjalljen shpirtërore të popullit shqiptar


Pas dy ditësh, në Abacinë e Shën Anselmit në Romë, dekani i kolegjit kardinalor, Angjelo Sodano, me ftesën e Ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan, z. Rrok Logu, do të kremtojë Meshën Shenjte me rastin e 20 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë. Kujtojmë se 20 vjet më parë, marrëdhëniet diplomatike në rang nunciature për Vatikanin e në rang ambasade për Shqipërinë, u vendosën më 7 shtator 1991. Në Meshën për këtë jubile do të jenë të pranishëm autoritete të larta kishtare e shtetërore edhe nga Shqipëria, si Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë, z. Aldo Bumçi.
Të premten, ministri Bumçi do të takohet edhe me kryetarin e Këshillit Papnor për Kulturën, kardinalin Gjanfranko Ravazi, për të folur mbi nismën e këtij dikasteri, “Oborrin e paganëve” - debat publik ndërmjet katolikëve dhe jo besimtarëve – për të cilin, Tirana është zgjedhur si një nga qytetet pjesëmarrëse, së bashku me qytete të tjera të Evropës.
Po të premten, ministri do të bisedojë me përfaqësues të Veprës Romake të Shtegtimeve, e cila e ka caktuar Shqipërinë si vend pushimi për shtegtarët, që shkojnë drejt Tokës së Shenjtë. I telefonuam z. Aldo Bumci për ta pyetur mbi rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Vatikanit dhe mbi takimet që do të ketë në Romë. Intervistën e gjatë do ta transmetojmë pjesë-pjesë, gjatë këtyre ditëve. Sot, përqendrohemi në rëndësinë historike të marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë dhe në impenjimin e katolikëve në jetën shoqërore e politike në Shqipëri..….RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.