2011-10-18 11:21:00

Lirohet në Egjipt ushtari izraelit Gila Shalit.


Pas pesë vjetësh, ushtari izraelit, Gilad Shalit, është kthyer në liri. Qe rrëmbyer më 25 qershor 2006, në kufi me Rripin e Gazës nga një komandë palestineze afër Hamasit. Ndërkohë, janë liruar pjesa më e madhe e 477 të burgosurve politikë palestinezë, që mbaheshin në burgjet izraelite, e që përbëjnë grupin e parë të 1000, që do të lirohen në shkëmbim të Shalit. Pra Izraeli filloi shkëmbimin e të burgosurve, për të cilin ra dakord me Hamasin. Në këmbim të lirimit të 1.000 palestinezëve pas më shumë se pesë vitesh të qenët rob, është kthyer në atdheun e tij ushtari izraelit Gilad Shalit. Autobusët e parë me të burgosur palestinezë u larguan natën nga burgjet izraelite. Dhjetëra të burgosur palestinezë kanë dalë nga burgjet në Izrael para agimit, si shkëmbim për Gilad Shalit, i cili është mbajtur në Gaza që nga viti 2006. Kjo marrëveshje, që u arrit në mes të Hamasit dhe qeverisë izraelite javën e kaluar, do të zhvillohet në dy faza. Sot, 477 palestinezë pritet të lirohen, ndërsa për një muaj, do të lirohen më shumë se 550 të tjerë. Në prag të shkëmbimit, Gjykata e Lartë e Izraelit, ka refuzuar kërkesat nga të afërmit e izraelitëve të vrarë nga disa prej palestinezëve që po lirohen, për të bllokuar shkëmbimin.







All the contents on this site are copyrighted ©.