2011-10-18 14:32:54

Libi: imzot Martinelli denoncon situatën dramatike në spitale të Tripolit.


Në Libi, luftimet në Sirte e në Ben Walid, bastionet e Gedafit, kanë shkaktuar shumë të plagosur, e vikari apostolik i Tripolit imzot Martinelli denoncon situatën dramatike të spitaleve, “që nuk mund t’i bëjnë ballë situatës së rëndë që është krijuar”. Imzot Giovanni Martinelli bënë thirrje që “përveç dërgimit të materialeve mjekësore, të bëhen përpjekje të mëtejshme për shtruarjen dhe kurimin e rasteve më të rënda të të plagosurve në struktura të specializuara”. “Mes qytetarëve libianë po rritet solidariteti për të ndihmuar të plagosurit, por nuk mjafton, lypet një mbështetje më e madhe nga bashkësia ndërkombëtare”, tha imzot Martinelli. Ndeshjet që shpërthyen më 14 tetor në kryeqytetin libian ndërmjet forcave të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit dhe njerëzve që mbetët besnik ndaj Gedafit kanë shkaktuar tre të vdekur e mase tridhjetë të plagosur, njofton Cnt. Sipas vikarit apostolik, “ndeshjet janë të përkufizuara, megjithëse nuk mund të mohohet se janë të pranishëm edhe njerëz që janë të lidhur me regjimin e vjetër, po kryesisht situata duket se është nën kontroll”.







All the contents on this site are copyrighted ©.