2011-10-17 15:26:42

Papa priti në audiencë Presidentin e Mongolisë


Papa priti sot paradite në Vatikan Presidentin e Mongolisë, Tsakhiagiin Elbegdorj, i cili pas audiencës së Atit të Shenjtë është takuar me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone e sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Domunique Mamberti.
Gjatë bisedimeve të përzemërta janë përmendur marrëdhëniet e mira ndërmjet Mongolisë e Selisë së Shenjtë, si dhe mirëkuptimi e bashkëpunimi ndërmjet Kishës e Shtetit në fushën edukative e shoqërore.
Më tej, është folur mbi situatën politike në Kontinentin aziatik, duke iu referuar në të posaçme rëndësisë së dialogut ndërkulturor e ndërfetar për promovimin e paqes e të drejtësisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.