2011-10-14 17:34:17

Takim për Ungjillëzimin e ri: të transmetohet gëzimi, që mund ta dhurojë vetëm Zoti.


Pritet me shumë interes, takimi “Ungjillëzues të rinj, për Ungjillëzimin e ri”, organizuar nga Këshilli Papnor për nxitjen e ungjillëzimit të ri. Ngjarja, që do të përurohet nesër paradite, do të mbahet në Sallën e Re të Sinodit, në Vatikan. Në hapje, do ta marrë fjalën kryetari i dikasterit, imzot Rino Fizikela, i cili do të mbajë një referat kushtuar pikërisht detyrës që ka çdo i krishterë për t’u impenjuar në ungjillëzimin e ri. Mbledhja do të vijojë me ballafaqimin ndërmjet përgjegjësve të realiteteve të ndryshme kishtare për Ungjillëzimin e ri.







All the contents on this site are copyrighted ©.