2011-10-13 13:57:48

Papa priti në audiencë Presidentin e Hondurasit: solidariteti, paqja dhe e mira e përbashkët në qendër të bisedimeve


Sot paradite në Vatikan, Ati i Shenjtë Benedikti XVI priti në Audiencë Presidentin e Republikës së Hondurasit, SK. T. zotin Porfirio Lobo Sosa, i cili më pas është takuar me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, hirësinë e tij kardinalin Tarçizio Bertone, shoqëruar nga Sekretari i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, shkëlqesia e tij imzot Dominique Mamberti.
Në qendër të bisedimeve solidariteti, paqja dhe e mira e përbashkët. Kështu, gjatë bisedimeve të përzemërta është vlerësuar kontributi i madh që Kisha katolike ofron për zhvillimin e Vendit, posaçërisht në fushën edukative e atë shëndetësore dhe është nënvizuar rëndësia e vazhdimit të punës për të favorizuar në Vend pajtimin dhe mirëkuptimin e anasjelltë, solidaritetin e paqen, në kërkimin e qëndrueshëm të së mirës së përbashkët.
Në vijim të bashkëbisedimeve është trajtuar edhe fakti i kthjellimit dhe i qetësimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Hondurasit pas puçit ushtarak në kryeqytetin Tegusigàlpë më 2009, si dhe janë trajtuar tema tjera lidhur me situatën botërore.







All the contents on this site are copyrighted ©.