2011-10-13 14:54:55

Papa emëroi imzot Luis Tagle kryeipeshkëv të ri të Manilës


Benedikti XVI ka emëruar sot kryeipeshkvin e ri të Manilës: është imzot Luis Antonio Gokim Tagle, 54 vjeç lindur pikërisht në kryeqytetin e Filipineve, deri më tani ipeshkëv i Imusit e president i Komisionit për doktrinën e fesë e Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Filipineve.
Imzot Tagle, në të kaluarën ka qenë vikar episkopat i kardinalit të madh Sin, e tani zëvendëson kardinalin Gaudencio Rosale që le misionin e tij në udhëheqje të kryeipeshkvisë së Manilës për arsye të moshës. Kryeipeshkvia metropolite e Manilës e themeluar më 6 shkurt të vitit 1579 nga Papa Gregorio XIII, sot ka 2.800.000 besimtarë nga 2.993.000 banorët.







All the contents on this site are copyrighted ©.